E thonë ekspertët: Mrekullitë e mjaltit, por duhet ta konsumoni para gjumit...
Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka.
Kombinimi i mjaltit me ushqim, është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para shtrati, dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj.
Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit:
Yndyra fillon të digjet më shpejt
Mjalti mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rrit qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë
U ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalti përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.
Do t’i ulni trigliceridet
Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalti është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.
Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalti është i pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë, të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve, që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.
Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalti përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky aminoacid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.
