Funksionojnë njësoj si antibiotikët, ja cilat janë vitaminat që parandalojnë sëmundjet
Antibiotikët janë zgjidhja e parë dhe e shpejtë që rekomandohet nga mjeku për trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret.
Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.
Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret, por edhe forcojnë sistemin imunitar tek njerëzit.
Ato jo vetëm që t'i parandalojnë sëmundjet, por edhe i bëjnë ato më të shkurtra në kohë.
Pavarësisht se janë vitamina dhe jo antibiotik, për përdorimin e tyre nuk duhet harruar se fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun specialist që të siguroheni se këto suplemente nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni, apo dhe nuk shkaktojnë dëme anësore në shëndet.
për çfarë vitaminash po flasim?
Vitamina C
Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.
Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Specat e kuq, specat jeshilë, kivi, portokallet, agrumet, luleshtrydhet, brokolit si dhe domatet.
Sa ju nevojitet
- Meshkujt: 90 miligramë në ditë
- Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji, të cilat duhet të konsultohen me mjekun)
- Femrat shtatzënë: mesatarisht 85 miligramë në ditë
- Nënat që ushqejnë fëmijët me gji: 120 miligramë në ditë
- Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Vitamina D
Vitamina D ndihmon organizmin të përthithë kalçiumin më shpejt.
Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij.
Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin.
Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.
Vitamina E
Vitamina E luan rolin e anti-oksidantëve në organizëm dhe shërben si antibiotik kundër radikaleve të lira.
Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E në gjak, atëherë sistemi imunitar do të jetë i dobësuar dhe një shënjestër e lehtë për sëmundjet.
Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.
Përpiquni të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve që të kapërceni me sukses këtë stinë të ashpër gripi dhe virozash.