Barnat që dëmtojnë trurin dhe kujtesën

Njerëzit që pësojnë efekte anësore dhe komplikime të shkaktuara nga barnat dhe ilaçet janë të shumtë.

Sipas të dhënave të "Organizatës Botërore të Shëndetit" janë më shumë se 1.5 milionë raste të regjistruara në botë.

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor, ku një ndër to është dhe humbja e kujtesës, e cila është një nga efektet anësore më të zakonshme.

Ja disa nga medikamentet më të dëmshme:

Qetësuesit dhe ilaçet e gjumit

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës.

"Ambien" është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halucinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.

Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur, ose të qenit në koma.

Mjekimet me "Statina"

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

Mjekimet me Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 ilaçet me efekt anësor humbjen e kujtesës

Antidepresantët triciklik;

Ilaçet e tensionit të lartë;

Metildopa;

Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine;

Ilaçet e kemioterapisë;

Interferonet;

Antipsikotikë si: Haldol ose Mellaril;

Epileptikët si: Fenitoin ose Dilantin

Ilaçet e ankthit si: Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal;

Antihistaminikët;

Quinidine;

Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën

Antibiotikët;

Naproxen;

Litium;

Steroidet;

Insulina;

Pilula gjumi si: Sonata, Ambien, Lunesta;

Ilaçet e Parkinsonit si: glikopirrolat, skopolamina, atropina;

Ilaçet qetësuese si: benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax