FOTO/ Mbulohet në gjak dhe shpërthen në lot, çfarë i ndodhi këngëtares gjatë shfaqjes?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 14:37
Këngëtarja amerikane, Nicole Scherzinger, u mbulua me gjak përpara se të shpërthente në lot, gjatë performancës, në shfaqjen e saj të re në West End, “Sunset Boulevard”.
Ish-anëtarja e grupit "Pussycat Doll", e cila luan Norma Desmond në muzikal, u ngjit në skenën e "The Savoy Theatre", të hënën mbrëma.
Ajo kishte veshur një fustan të zi të materialit lateks me një dekolte të zhytur, ndërsa gjaku i rremë i rridhte përpara.
Roli i ri i Nicole shënon rikthimin e saj në skenë, tetë vjet pasi ajo u nominua për çmimin "Olivier" për portretizimin e Grizabella në "Cats".
Muzikali bazohet në filmin e vitit 1950 me të njëjtin emër dhe përmban këngë të kompozuara nga Andreë Lloyd Webber, i cili gjithashtu krijoi muzikën për "Cats".

