Konfirmohet lajmi i rëndësishëm për Ilir Shaqirin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 11:53
Fituesi i edicionit të parë të spektaklit "BBV", Ilir Shaqiri, po rikthehet në ekran me një projekt të ri.
Spektakli i kërcimit "Dancing With The Stars" ka konfirmuar se balerini shqiptar do të jetë kryetari i jurisë, me anë të një postim në rrjetin social "Instagram".
"Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si "Buona Domenica" apo talent shoë i famshëm "Friends". Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në "Dancing With The Stars". Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së DWTS", shkruhet në postim.
Ndërkohë, së fundmi si anëtare jurie janë konfirmuar: Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala.
View this post on Instagram
