VIDEO/ Maluma goditet gjatë koncertit të tij, ja si reagoi ai

Këngëtari latin me famë ndërkombëtare, Maluma është përballur me një incident të pakëndshëm teksa performonte në skenë.

Gjatë koncertit  në San Antonio, Teksas, artistit i është hedhur një telefon drejt tij, dhe e goditi në pjesën e kofshës.

Artisti ndaloi menjëherë perfornmancën gjatë atij momenti dhe pa në turmë se kush ia hodhi.

Ai drejtoi gishtin tek njëri prej personave në audiencë duke i thënë "Ishe ti?" dhe më pas ai tundi kokën dhe u pa duke thënë dy herë "mos e bëj këtë".