VIDEO/ Ukraina sulmon selinë ruse në Kherson, 8 të vdekur dhe 7 të plagosur

Forcat ukrainase goditën selinë ruse në rajonin Kherson me sisteme raketash të shumëfishta Himars, duke vrarë 8 oficerë dhe duke plagosur 7 të tjerë.

Lajmi u bë i ditur nga një burim në shërbimin ukrainas  të sigurisë, sipas Ukrainska Pravda. 

Sulmi ndodhi gjatë një takimi ku morën pjesë oficerë nga Regjimenti i 24-të i Pushkës së Motorizuar dhe Divizioni i 70-të i Pushkave të Motorizuara.