Tërmet i fuqishëm në Filipine, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 10:51
Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në pjesën jugore të Filipineve, sipas një njoftimi të Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në vend. Epiqendra ndodhet në zonën detare në lindje të ishullit Balut dhe thellësia fokale vlerësohet në 122 kilometra.
Sipas informacioneve, nuk ka rrezik për cunami.
Filipinet janë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.
