ZYRTARE/ Teuta gjen shpejt trajner, rikthen në pankinë Edi Martinin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 18:17
Pas largimit të Diego Longos, Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Durrsakët kanë firmosur me Edi Martinin, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.
Martini është një emër mjaft i njohur për “Djemtë e Detit”, pasi e ka drejtuar disa herë edhe më përpara këtë skuadër. “Timonieri” ka punë mjaft të vështirë përpara, ku do i duhet të rikthejë ekipin në garë për të qenë mes të mirave.
“Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë” – Shkruan klubi.