Barazim me gola në Torino, Romës nuk i mjafton Lukaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 23:10
Roma barazoi 1-1 ndaj Torinos në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho realizoi Lukaku në minutën e 68-të, duke ndezur kështu festën mysafire në tribuna.
Torino u kundërpërgjigj shumë shpejt me afrimin e verës, Zapata.
Roma është në vendin e 13-të me 5 pikë, ndërsa torinezët në vendin e nëntë me 8 pikë. Ky ishte takimi i fundit i Serie A për sonte.

