Vrasja e policit në Kosovë, dy kamionë bllokuan rrugën dhe persona të maskuar qëlluan në drejtim të makinës së policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 08:16
Polici Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë në veri të Kosovës, pas një sulmi me armë.
"Klan Kosova" shkruan se persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Për pasojë, mbeti i vdekur polici Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.
