Reperi dënohet me 12 vjet burg për vrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 09:07
Reperi francez MHD është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një të riu në Paris në vitin 2018. Një gjykatë në kryeqytet e shpalli fajtor 29-vjeçarin MHD, emri i vërtetë Mohamed Sylla.
Viktima u godit me thikë për vdekje nga një turmë prej rreth 12 personash.
Pesë prej të bashkëpandehurve u dënuan me 10 deri në 18 vjet burg.
