(VIDEO) Tjetër humbje për Dinamo City, Partizani fiton derbin dhe i bën presion Tiranës

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan në derbi ndaj Dinamo City, me rezultatin 1-3.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Futja e Da Silvës në lojë, ndryshoi gjithçka. 

Braziliani ishte menjëherë protagonist në minutën e 58-të, teksa dha asistin te goli i Bintsouka. Në minutën e 78-të, Rrapaj dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zone, ndërsa 5 minuta më vonë, ishte Da Silva që shënoi të tretin.


Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Kaçorri në minutat e fundit me penallti. Një tjetër humbje për Dinamon, që renditet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë.

Ndërkohë Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme para derbit me Tiranën, teksa ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 më pak se bardheblutë kryesues, me të cilët përballen të martën.

Më poshtë goli i parë i Partizanit

Më poshtë goli i dytë i Partizanit

Goli i tretë i Parizanit ( Kliko këtu )

Goli i Dinamos ( Kliko këtu )

(VIDEO) Tjetër humbje për Dinamo City, Partizani fiton derbin dhe i