Edhe Gjinushi do lekë: Na duhen financa për kërkim shkencor në çdo fushë, rrisin nivelin
Kryetari i Akademisë së Shkencave ka shfrytëzuar diskutimin mbi mbrojtjen e ekosistemit dhe ujarëve në vend për të kërkuar më shumë fonde.
Para kolegëve të tij vendas e të huaj ai thekson domosdoshmërinë e financave për kërkimin shkencor në çdo fushë.
“Është shumë i domosdoshëm jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për vetë arsimin sepse është ushqimi bazë për të kualifikuar trupën pedagogjike dhe akademike, duke ngritur nivelin e gjithë sistemit.”
Kryetari i komisionit parlamentar te veprimtarisë prodhuese Arben Pëllumbi, thekson se shpejt në kuvend do të ketë një ligj të posaçëm sa i përket menaxhimit të ujërave.
“Jemi duke punuar për draftimin e një legjislacioni të përshtatshëm me direktivat evropiane në raport me detyrimit që kemi me direktivat evropiane.”
Kërkimet për ekologjinë detare të ujërave të ëmbla, ekosistemet lumore-detare e bregdetare, legjislacioni në lidhje me monitorimin dhe menaxhimin e ndotjes ishin në qendër të fjalës së panelistëve.
