Kapet me familjen e Piques, Shakira i dedikon këngë ish-vjehrrit, gjyshit të fëmijëve
Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka publikuar këngën e re, të titulluar “El Jefe” (“Shefi”), e cila flet për klasën punëtore dhe shfrytëzimin që i bëhet atyre në punë.
Vargu kushtuar ish-vjehrrit të saj, ishte ai i cili tërhoqi vëmendjen më të madhe tek dëgjuesit.
“Ëndërron të largohesh nga vendbanimi, ke gjithçka që të duhet për t’u bërë milioner, shije të shtrenjtë, mentalitet, thjesht të mungon rroga.
Thonë se nuk ka të keqe që zgjat më shumë se njëqind vjet, por ish-vjehrri është ende këtu dhe nuk ka shkelur në varr”, këndon Shakira.
Në këtë pjesë të videos, kërcimtarët tentojnë t’ia mbyllin gojën këngëtares, duke mos treguar emrin e personit në fjalë.
Duke qenë se babai i Gerard Pique, Joan, është një biznesmen dhe menaxhon kompanitë e djalit të tij – disa e kanë lidhur kontekstin e këngës me këtë dhe kanë vënë në pikëpyetje nëse është e mundur që ish-vjehrri i këngëtares t’i shfrytëzojë punëtorët e tij siç pretendohet në tekst.

