Nis festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut, 49 filma do të shfaqen në kinemanë Marubi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2023, 19:53
Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut ka çelur siparin mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Festivali i organizuar nga Akademia “Marubi” do të mbahet nga datat 18 deri në 23 shtator.
Përgjatë këtyre ditëve në ambientet e kinemasë Marubi do të shfaqen 49 produksione filmike.
