Gjirokastra feston lirinë, nuk mungojnë komunistët. Kryebashkiaku premton investime në histori

Në përvjetorin e Çlirimit në Gjirokastër kryebashkiaku ka premtuar më shumë investime në zonat historike. Ndërkaq në homazhe, ashtu si edhe çdo vit, nuk munguan idhtarët e partisë komuniste

Familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të bashkisë së Gjirokastrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e ditës së Çlirimit.

Kryeari i baskisë, Flamur Golemi, në fjalën e tij u shpreh se do të ketë buxhet shtesë për rehabilitimin e hapësirës së “Varrezave të Dëshmorëve”, por edhe të ambienteve të tjera që shënojnë historinë.

Gjirokastra feston lirinë, nuk mungojnë komunistët. Kryebashkiaku

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe idhtarë të Partisë Komuniste.

Qyteti i gurtë u çlirua në 18 shtator të vitit 1944 me tërheqjen e forcave gjermane.

Gjirokastra feston lirinë, nuk mungojnë komunistët. Kryebashkiaku