Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, Çashku: Filmat nga Shqipëria do kisha pasur shumë dëshirë që të aplikojnë

Edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë do të shfaqë 49 filma nga afro 3 mijë e 300 aplikime nga vende të ndryshme.

Themeluesi i festivalit, Kujtim Çashku apeloi që të ketë aplikime dhe nga shqiptarët përfshirë dhe trevat.

Kujtim Çashku: “Filmat nga Shqipëria do kisha pasur shumë dëshirë që të aplikojnë. Sepse nuk mundet të marrësh një fil jashtë aplikimit. Zakonisht është një tendencë, mbase edhe kanë të drejtë, fillimisht preferojnë të kapin festivalet që janë jashtë vendit”.

Tematikat e filmave të përzgjedhur këtë vit fokusohen në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pandëshkueshmërinë.

Kujtim Çashku: “Festivali i të drejtave të njeriut nuk është vetëm zbavitje apo një lloj kënaqësie e një natyre thjesht shplodhëse, por si të thuash ka një tendencë politike. Siç e dini ne jemi pjesë e një rrjeti të 45 festivaleve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën”

Filmat do të shfaqen nga data 18 deri në 23 shtator në kinemanë “Marubi”, si dhe institucione të tjera si: Kuvendi i Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve, Akademia e Policisë, kinema Maks Velo, etj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, Çashku: