Kopshtari në Angli rrit qepën rreth 20 kg, pritet që perimja të futet te Rekordet Botërore Guinness
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2023, 20:41
Një kopshtar i Guernsey-t e çoi qepën e tij prej gati 20 kilogramësh në një event lulesh në Angli, ku organizatorët thanë se besonin se ishte një rekord i ri botëror.
Panairi i luleve në Harrogate Autumn zbuluan se qepa prej 19,77 kilogramësh e Gareth Griffin tejkalon rekordin e mëparshëm botëror, një qepë 18,68 kilogramësh e sjellë në panairin e luleve të vjeshtës Harrogate nga Tony Glover në 2014.
Qepa është e ekspozuar në pavijonin ushqimor të panairit, së bashku me perime të tjera gjigante që përfshijnë një lakër, kastravec dhe karotë.
Organizatorët e eventit thanë se statusi i qepës më të madhe në botë tani duhet të rishikohet nga Rekordet Botërore Guinness.