Ashton kërkon përparim në dialog: Duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 12:02
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara dhe të ketë normailizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në konferencën e Grupit për Ballkan, baronesha Ashton e cila ka qenë ndërmjetësuese e dialogut më herët, ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur në këtë proces.
Ajo ka thënë se negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.
Në anën tjetër, ambasadori Philp Reeker, ish-zyrtar i lartë i SHBA-ve u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t’i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor.

