Kontrollet e Speciales, UÇK në protestë/ Hedhin telefona në drejtim të godinës së EULEX
Pas kontrolleve të ushtruara nga Prokuroria Speciale në godinat dhe banesat e familjarëve të dëshmoërve ë UÇK, ka nxjerrë në protestë organizatat e veteranëve.
Organizatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar të premten para ndërtesës së EULEX duke e kritikuar këtë institucion dhe Gjykatën Speciale për shqetësim të familjeve të veteranëve, pas kontrroleve të ditëve të fundit në banesate tye.
Si shenjë proteste ndaj një urdhri të tillë, protestuesit i kanë hedhur disa telefona drejt ndërtesës së EULEX-it.
“Duke pasur parasysh se Policia e Kosovës është reaguesja e parë, kërkojmë që shteti të merret seriozisht dhe të mos lejojnë që persona civilë, pa Policinë, të na hyjnë në shtëpi, sepse përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare”.
Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka kërkuar reagim të autoriteteve të Kosovës, duke pretenduar se Gjykata Speciale dhe EULEX-i po u shfaqen pa paralajmërim veteranëve.
“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë për gjoja intervistime, duke i bastisur e duke ua konfiskuar telefonat personalë”.
Ai e ka bërë këtë deklarim dy ditë pasi ish-pjesëtari i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se hetuesit e Gjykatës Speciale i janë paraqitur në shtëpinë e tij me kërkesë për kontroll të telefonit.
“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të EULEX-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata Speciale i ka dënuar dy pjesëtarë të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin në maj të vitit 2022 për pengim të administrimit të drejtësisë.



