Dështojnë bisedimet Kosovë-Serbi, Andoni: Kurti po vepron siç ka vepruar Vuçiç deri tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 17:51
Analisti Ben Anoni përmes një lidhje "Skype" foli për Ora News në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç. Andoni tha se në javët në vazhdim do kemi sërish probleme në veri të Kosovës.
"Kurti po mundohet të fitojë kohë. Kurti po vepron siç ka vepruar Vuçiç deri tani. Në javët në vazhdim do kemi sërish probleme në veri të Kosovës.
Nga marrëveshja e Ohrit dy vendet kanë pasur 2 afate. Të dyja vendet duhet të respektonin këto afate. Në javët në vazhdim do intensifikohet gjuha diplomatike ndaj Kosovës e Serbisë", tha ndër të tjera Andoni.
