Kori i Zërave të Bardhë, çelet audicioni që afron fëmijët me Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hapi sërish audicioni për Korin e Zërave të Bardhë, ku fëmijët do të trajnohen profesionalisht nga artistët e TKOB pa pagesë.
Kori i Zërave të Bardhë, i themeluar në shtator të 2022-shit, përgjatë një viti është bërë pjesë e shumë produksioneve të TKOB-së, në të tilla si: opera “Karnavalet”, koncerti simfonik “Carmina Burana”, “Oratorio de Noel”, “Muzika – Dashuri e përjetshme”, celebrimi i “Retro Christmas”, etj.
Në ngjarje te tilla artistike janë pikasur talente të reja duke i promovuar në skenën madhështore të TKOB-së, siç ishte dhe 10-vjeçarja Aislin Shyti, e cila debutoi në oratorion “Elias” të F. Mendelssohn.
TKOB përsërit thirrjen për të dërguar të dhënat e fëmijës në email-in zyrtar: ku të shënohen: emër, mbiemër, mosha, shkolla dhe një numër kontakti.
Audicioni do të zhvillohet më 22 shtator, ora 15:00, pranë ambienteve të TKOB-së.

