Gjeo-Inxhinieria, pro dhe kundër/ Shkencëtarët të pavendosur: Teknologjia mund të na dalë jashtë kontrollit

A e keni menduar se të gjitha çatitë e shtëpive në të gjithë globin mund të lyhen të bardha? Po që në hapësirë të montohen pasqyra e në oqeane kollona hekuri. Të gjitha këto do ti shërbenin stabilizimit të klimës në botë. Por çfarë thonë shkencëtarët për këto teknologji? E ndjekim.

Kriza klimaterike që ka pushtuar globin ka vënë në pikëpyetje shumë të mëdha ekspertët e kësaj fushe për të gjetur një zgjidhje, e cila të jetë afatgjatë, por edhe të mos rrezikojë jetëgjatësinë e jetës në Tokë.

Në një tryezë të përbashkët shkencëtarësh është hedhur ideja e përdorimit të gjeoinxhinierisë, por ka ende më shumë kundër se pro në këtë çështje.

Gjeoinxhiniera përfshin përpjekjen për të reduktuar sasinë e dritës së diellit që godet sipërfaqen e Tokës, për shembull nëpërmjet zbardhjes së reve që të jenë më reflektuese, ose vendosjes së pasqyrave në hapësirë.

Sipas shkencëtarëve është një term që mund të përfshijë gjithçka, nga ripyllëzimi i sipërfaqeve të mëdha të tokës për të thithur më shumë karbon, tek lyerja e çative të bardha, ose mbjellja e oqeanit me hekur për të rritur më shumë plankton dhe për të thithur më shumë karbon.

Problemi është se nuk ka asnjë marrëveshje globale për gjeoinxhinierinë dhe nuk ka rregulla se çfarë mund të bëjnë vendet, apo bizneset dhe e gjitha kjo teknologji mund të dalë jashtë kontrollit.

Pascal Lamy, ish-shefi i Organizatës Botërore të Tregtisë, i cili kryesoi Komisionin e Mbitejkalimit të Klimës , tha se ekziston rreziku i tejkalimit të 2 gradëve celius nga temperatura mesatare ndaj paralajmëroi se bota nuk duhet ta injorojë mundësinë e gjeoinxhinierisë, pasi disa vende mund të fillojnë të hetojnë dhe eksperimentojnë vetë.

Lamy u kërkoi të gjitha qeverive të vendosin në mënyrë të njëanshme për një plan veprimi, në vend që të presin për një marrëveshje globale.

Megjithatë shumë shkencëtarë të tjerë thanë se përpjekjet për menaxhimin e rrezatimit diellor janë eksperimente të rrezikshme dhe do të shkaktojnë ndryshime të paparashikueshme klimatike, sepse shpërndarja e energjisë diellore në të gjithë Tokën është ajo që krijon klimën tonë dinamike.

Reduktimi i energjisë diellore në një rajon do të ndryshojë mënyrën se si atmosfera dhe oqeanet e lëvizin energjinë nga tropikët në pole në mënyra të paparashikueshme.

Në një raport të botuar të enjten, Komisioni i Mbikalimit të Klimës u bëri thirrje qeverive të heqin dorë nga karburantet fosile, të vënë më shumë burime për t'u përshtatur me ndikimet e motit ekstrem dhe të fillojnë përdorimin e teknologjive për të hequr dioksidin e karbonit, të tilla si kapja dhe ruajtja e karbonit.