Raketë e gabuar mbi avion/ Misioni britanik u qëllua nga piloti që ngatërroi urdhërin
Një komandë e gabuar mund të kishte përfunduar në tragjedi. Pas hetimit mbi sulmin e misionit britanik të vëzhgimit nga ajri në Detin e Zi zbulohet se piloti rus qëlloi pasi kishte keqkuptuar komandën. Rezultati ka dalë pas hetimit të posaçëm, ku rezulton se piloti tjetër kishte kundërshtuar
Mosfuksionimi teknik ishte një mashtrim. Ky është përfundimi i hetimeve pas goditjes së një aeroplani britanik nga një pilot rus në vitin 2022.
Sipas tyre, avioni RAF me një ekuipazh deri në 30 ekspertë me mision vëzhgimi mbi Detin e Zi u godit, por jo qëllimisht.
Gjithccka duket se ka qenë një keqkuptim që pasoi me incidentin diplomatik, por fatmirësisht pa viktima.

Komunikimet e regjistruara në kutinë e zezë tregojnë se avionit rus që lëshoi raketën i ishte dhënë një komunikim, por jo për të qëlluar.
Ka qenë dëgjimi i gabuar i një prej pilotëve, që është pasuar me shtypjen e butonit për të sulmuar. Kjo edhe për shkak të komandës së konsideruar të paqartë.
Megjithatë në raport thuhet se Piloti i dytë refuzoi të godiste, por që fjala nuk iu dëgjua nga kolegu i tij.
Duke iu përgjigjur këtij konkluzioni autoritetet britanike thanë se qëllimi i tyre ka qenë gjithmonë të mbrojnë sigurinë e operacioneve të tyre, të shmangin përshkallëzimin e panevojshëm dhe të informojnë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar.
Në atë kohë britanikët e pranuan ngjarjen si një incidenti teknik dhe fatmirësisht objektivi i pilotit rus nuk u arrit.

