Makinat elektrike kineze, BE nis hetim për konkurencë të pandershme
Bashkimi Europian do të nis një hetim për konkurrencë të pandërshmë të hedhjes në treg të makinave elektrike kineze. Hetimi do të zvillohet për 13 muaj dhe në të do të përcaktohet nëse do të ket një tariff apo jo. Tensionet midis Kinës dhe BE-së janë rritur, pjesërisht për shkak të lidhjeve më të ngushta të Pekinit me Moskën pas agresionit rus të Ukrainës.
Për të mbrojtur prodhuesit e Bashkimit Evropian të automjeteve, Komisioni Europian ka nisur një hetim, kundër importeve më të lira të automjeteve elektrike kineze.
Në përfundim të hetimit që do të zgjasë 13 muaj, do të përcaktohet nëse do të vendosen tarifa.
Kjo deklaratë është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, dhe nuk është surprizë për vetë prodhuesit kinezë të cilët kishin parashikuar një lëvizje të tillë.
“Tregjet globale tani janë tejmbushur me makina elektrike më të lira. Dhe çmimi i tyre mbahet artificialisht i ulët nga subvencionet e mëdha shtetërore.
Europa është e gatshme për konkurrencë, por jo për të bërë garë kush do të dalë i fundit.
Ne duhet të mbrohemi kundër praktikave të padrejta, por në të njëjtën mënyrë, është jetike të mbajmë linja të hapura komunikimi dhe dialogu me Kinën, sepse ka edhe tema ku mund dhe duhet të bashkëpunojmë.”
Kompanitë kineze po luftojnë fort për të zgjeruar tregun jashtë kufijve të tyre, për shkak se konkurrenca e brendshme është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Tensionet midis Kinës dhe BE-së janë rritur, pjesërisht për shkak të lidhjeve më të ngushta të Pekinit me Moskën pas agresionit rus të Ukrainës. BE-ja po kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga nr. 2 i Botës në ekonomi.


