Khattab reagon pas pafajësisë së Bedri Krasniqit

Bedri Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e dy policëve në Podujevë, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Trupi gjykues konstatoi se nuk ka asnjë provë që implikon Krasniqin në vrasjen e dy policëve, me njërin prej tyre nga radhët e UNMIK-ut, shkruan lajmi.net.

Khattabi, përmes një postimi në “Instagram”, ka falënderuar Zotin për lirimin nga akuza të Krasniqit, që gjithashtu shquhet për besimin e madh.

Feronit Shabani, dikur i njohur me emrin artistik Fero, ka vendosur që të ndryshojë emrin dhe të quhet Khattab.