“Mos më flisni me gojë nëse..." Arbana Osmani bën premtimin e madh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 21:33
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndër të tjera nuk le pa shfaqur dashurinë e madhe që ka për gatimin. Herë pas herë ajo publikon ushqimet e veçanta që konsumon. Rreth një javë më parë, Osmani ka vendosur të bëjë një premtim publik të cilin duket se e ka mbajtur.
“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, ka shkruar Arbana në një postim të bërë në atë kohë. Me sa duket moderatorja është nga ato që e mbajnë fjalën. Ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit në instastory një video ku shfaqet me një kostum sportiv të zi, me shprehjen mbishkrimin, “E pabesueshmja ndodhi”.
