Koleksioni i Tetovës në Fier si kontribut për heqjen e barrierave që vendosin kufijtë

25 vepra artistike të punuara nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur në Galerinë e Arteve në Fier.

Koleksioni është paraqitur prej stafit të Galerisë së Tetovës, duke iu shtuar kontributit për heqjen e barrierave që vendosin kufijtë.

Paloli: “Janë të realizuar plotësisht në vaj. Ai na prezanton me disa prej artistëve të rëndësishëm të artit të këtij qytetit, por edhe të Shqipërisë gjithashtu.

Qëllimi i saj është njohja sa më e mirë e vlerave artistike të hapësirës shqiptare kudo që ndodhet. Realizimi i këtyre ekspozitave kërkon rrëzimin e kufijve formalë si zhvillim kombëtar artistik pa barriera, duke shpresuar që kultura dhe arti janë pa pushim promotorë më të rëndësishëm të kësaj politike”.   

Drejtori i Galerisë së Arteve të Tetovës ka pohuar se koleksioni është përzgjedhur për të sjellë veprat më domethënëse.

Drejtori i Galerisë së Arteve të Tetovës: “Shpresoj që ne t’u hapim dyert këtyre aktiviteteve kreative, ku bashkëpunime të tilla internacionale, por kombëtare t’i shpeshtojmë”.

Në Fier janë zhvilluar më herët takime mes artisteve të hapësirave shqipfolëse, siç ka qenë ekspozita ndërkombëtare “Grafika”, të fotografisë “Fokus “, apo ekspozita e pervitshme ”Vilson Kilica”.