“Cez Albania”/ Përfundon dënimin me 8 vite burgim dhe lirohet nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj

Përfundon dënimin me 8 vite burgim dhe lirohet nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj.

Ismailaj u dënua me 11 vite burgim nga gjykata e Tiranës për akuzën e Mashtrimit me pasoja te renda.

Ismailaj përmes mashtrimit me kompaninë e tij DIA mundi te mashtroje Cez Albania me 5 milion Euro.

Pas dënimit Ismailaj beri disa tentativa për tu liruar me kusht, po u refuzuan nga gjykata e Fierit.

Ai përfitoi disa herë ulje dënimi në masën 90 ditë burgim.

Tashme ai ka përfunduar plotësisht dënimin dhe sot është liruar nga burgu me vendim të administratës së burgut të Fierit.

Ismailaj u arrestua ne 12 Maj 2015 pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokurorja e asaj kohe Antoneta Sevdari.