Tragjedia e Ustikës vë në krizë Italinë me Francën/ Ish kryeministri akuzon NATO-n e SHBA-në si përgjegjëse
Tragjedia e Ustikës është nga më dramatiket në historikun e aksidenteve ajrore. Më 27 qershor 1980 një avion civil i linjës Itavia që udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos rrëzohet në detin Tirreneo me 81 viktima në bord.
E 43 vite nga kjo tragjedi ish Kryeministri italian Giuliano Amato para gazetarëve të huaj në Itali hedh dyshime se ky avion është goditur nga një raketë franceze nisur nga baza ushtarake Solenzara në Korsikë.
"Jam tashmë 85 vjeç e tragjedia e Ustikës më rëndonte brenda meje, F ftoj e i kërkoj një të riu francez, i lirë e që në kohën e tragjedisë ishte vetëm 2 vjeç, pra Emanuel Macron të zbardh të vërtetën", shprehet ai.
Ish Kryeministrit italian dyshon se përgjegjësitë për këtë tragjedi ajrore me 81 viktima italiane janë të NATO e të SHBA.
Të dy vendet synonin të eleminonin Presidentitn e atëhershëm të Libisë Muammar Gheddafi, që atë natë sipas informacioneve që kishin, po fluturonte me një avion të ushtrisë libiane.
Në atë kohë Ghedaf ishte i impenjuar në një konflikt kundër Ciad, ndërsa Franca e SHBA mbështesnin Hissène Habré.
Sipas Amatos, plani i dy vendeve ishte të stimulonin si një stërvitje ushtarake të forcave të Natos në qiell që aksidentalisht të qëllonin avionin e Ghedaf.
Por në qiellin italian në atë orë nuk flutoroi avioni i Ghedaf pasi sipas Amatos, u lajmëruar nga ish kryetari i Partisë Socialiste italiane Benito Craxi.
E trupat e Natos e raketa ajrore franceze e nisur nga Korsika godit gabimisht avionin civil italian duke shkaktuar 81 viktima.
"Nuk kërkoi që Macron të kërkoi të kërkoj falje por mbi këtë ngjarje vetëm Franca mund të zbardh të vërtetën pasi është një akt ushtarak ku Italia e Gjeneralët italianë të asaj kohe nuk mund të shprehen.
As nuk dua të sulmoj Francën ndaj të cilës jam shumë mik", u shpreh Ish Kryeministri Italian duke shtuar se "pa të vërtetën mbi Ustikën jeta e tij është e paplotësuar e në këtë moshë që jam sot e ndjej si detyrim për ta thënë", tha ai.
Nuk ka vonuar as përgjigja e Francës e cila është shprehur vetëm me një fjali; "Nuk komentojmë e se Italisë i kemi përcjellë të gjithë dokumentacionin tonë."
Ndërsa Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka komentuar se "nuk ka asnjë dokument të sekretuar ndaj ngjarjes e çfarë ka deklaruar Amato janë gjykime personale."
Për familjarët e 81 viktimave versioni i fakteve përcjellë nga Giuliano Amato përputhet me atë çka më 2007 ka deklaruar Presidenti italian i Nderit e ish Kryeministër i atëhershëm në kohën e ngjarjes Francesco Cossiga.
Giuiano Amato ka qënë dy herë Kryeminsitër i Italisë në qeverinë e 1992 e më vitin 2000. Disa herë minisër që qeveri të ndryshme italiane me fuksionet Minsiër i Brendshëm, Ministër i Thesarit, Ministër i Reformave Institucionale e ka mbuluar role të rëndësishme dejtuese.
Deri më 2022 ka qënë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Italiane.
