Zgjedhjet për president të SHBA-së, përballja Trump-Biden e pashmangshme

Një përballje e re për president në SHBA në në 2024-n Trump-Biden duket se po shfaqet në horizont, duke rritur shanset për një sezon zgjedhor paqartësish e që vetëm do të intensifikonte ndarjen politike në vend.

Aktualisht zoti Trump po i anashkalon debatet presidenciale të partisë së tij. Paraqitjet në gjykata ndonjëherë po tërheqin më shumë vëmendje sesa takimet e tij në kuadër të fushatës.

Edhe Biden pothuajse nuk po bën fushatë ndërsa përballet me pikëpyetje mbi moshën e tij dhe sfidat ligjore me të cilat përballet djali i tij, Hunter Biden.

Kështu në analizën e mdiave amerikane, në mesin e republikanëve, Donald Trump po mbizotëron në garën primare, duke i lënë mbrapa rivalët me rezyme si guvernatorë, diplomatë dhe sipërmarrës, të cilët në kushte normale do të ishin konkurrentë të fortë. Fuqia e ish-presidentit vjen mbase apo ndoshta për shkak të aktakuzave të shumta penale të cilat kërcënojnë ta lënë nën hije çfarëdo debati serioz për të ardhmen e vendit.

Dhe tani për tani, miliona dollarët që rivalët republikanë janë duke i derdhur në garë, po bëjnë shumë pak për ta dëmtuar Trumpin, duke nxitur shqetësime në mesin e kritikëve të tij në Partinë Republikane, të cilët druhen se gara primare ka përfunduar para se të fillojë.

Ndërsa presidenti Joe Biden është në rrugë të mirë drejt fitores nga radhët e demokratëve. Biden, 80 vjeç, po përballet me opozitë simbolike për të nominuarin e demokratëve, me gjithë shqetësimet për paraqitjet dhe moshën e tij nga shumë zyrtarë brenda partisë së tij. U pëlqeu apo jo votuesve, rimeçi Trump-Biden mund të jetë i pashmangshëm, i cili do të ofronte një sezon zgjedhor tejet të pasigurt, i cili vetëm i thellon ndarjet politike të vendit.

Mediat shkruaj se shqetësimet për moshën e Bidenit “janë kritika me vend dhe Shtëpia e Bardhë e di këtë”. “Por nëse mosha është e barabartë me rezultatet, atëherë unë mezi e pres ditëlindjen e tij të 85-të”, shtoi ai.

Kanë mbetur edhe katër muaj para se të hidhen votat e para në Ajova (për nominimin e kandidatëve për president nga të dy partitë), ndërsa zgjedhjet e përgjithshme janë më shumë se një vit larg. Historia e kohëve të fundit jep shumë shembuj të kandidatëve të anashkaluar dhe gjoja të mposhtur, të cilët dëshmuan se urtësia popullore ishte gabim. Edhe Trump e Biden janë në mesin e tyre.
Trumpi po përballet me 91 akuza penale në Uashington, Nju Jork, Florida dhe Atlanta.

Zyrtarët demokratë në Kongres dhe në shtetet kryesore janë duke e mbështetur publikisht rizgjedhjen e Bidenit.