VIDEO/ Blinken në Ukrainë, Rusia nuk ndal sulmet, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona përfshirë një fëmjë janë vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas Kostyantynivka. Volodymyr Zelenskyy tha se të paktën 20 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Kostiantynivka në Donetsk.

Ai paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. Sulmi ndodhi disa orë pasi sekretari amerikan i shtetit mbërriti në Kiev për një vizitë të papritur. 

Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetsk është shumë pranë vijës së frontit.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se një treg, dyqane dhe një farmaci ishin goditur nga raketat ruse.