Tajfuni në Tajvan, evakuohen 3000 banorë, anulohen më shumë se 200 fluturime
Një tajfun i fuqishëm pritet të godasë Tajvanin i cili prej ditësh është bllokuar nga shirat e dendur. 3000 banorë janë evakuuar nga 7 qytete për shkak të rrezishmërsë së lartë.
Gati 3,000 njerëz janë evakuuar nga zonat me rrezik të lartë në Tajvanin lindor përpara mbërritjes së tajfunit Haikui, ndërsa autoritetet janë duke u përgatitur për stuhinë e parë tropikale që do të godasë drejtpërdrejt ishullin.
Haikui i cili ka sjellë tashmë shira të dendur deri të dielën në mëngjes ka një shpejtësi të qëndrueshme të erës prej rreth 140 km/h dhe pritet të godasë rreth orës 17:00.
Të gjitha institucionet janë mbyllur dhe më shumë se 200 fluturime janë anulluar.
Haikui "do të jetë tajfuni i parë që do të godasë Tajvanin në katër vite", tha të dielën presidenti i vendit, duek shtuar se u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë përgatitjet e nevojshme dhe të kenë kujdes për sigurinë e tyre duke shmangur daljet jashtë ose ndonjë aktivitet tjetër të rrezikshëm."
Ministria e Brendshme lajmëroi se autoritetet kanë evakuuar qytetarët në shtatë qytete në Tajvan.
Rrugët e Hualien ihshin të boshatisura mëngjesin e së dielës, të goditura nga shiu i rrëmbyeshëm i pandërprerë.
Stuhia e fundit e madhe që goditi Tajvanin ishte tajfuni Bailu në vitin 2019, i cili la një person të vdekur.
Haikui pritet të jetë më pak i ashpër se Saola, i cili anashkaloi Tajvanin, por shkaktoi nivelin më të lartë të kërcënimit në Hong Kong dhe Kinën jugore , përpara se të kthehej në një stuhi tropikale të shtunën.
