Gigi Hadid "kapet mat" duke ikur nga festa me producentin muzikor Cole Bennett

Modelja amerikane, Gigi Hadid është fotografuar të shtunën mbrëma, duke tentuar të ikte fshehurazi nga një festë në Los Angeles, së bashku me producentin muzikor Cole Bennett.

Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u panë duke u futur në të njëjtin automjet.

Gigi është parë e ulur afër producentit, teksa kishte veshur një bluzë të zezë me xhinse, si edhe mbante një çantë të vogël në dorë.

Gigi Hadid "kapet mat" duke ikur nga festa me producentin muzikor Cole

27-vjeçari, Cole Bennett është një producent dhe regjisor muzikor, i cili ka punuar me artistë botëror duke përfshirë Kanye West, Eminem, Wiz Khalifa dhe J.Cole.

Gigi Hadid "kapet mat" duke ikur nga festa me producentin muzikor Cole

Këto foto janë publikuar vetëm një ditë pasi Gigi dhe Leonardo di Caprio, u përfolën se vazhdonin të dilnin me njëri-tjetrin.