"Ka qenë një javë traumatike por jam mirë"/ Pas aksidentit të frikshëm Enisa Nikaj tregon gjendjen e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 14:58
Para një jave, këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj ka pësuar një aksident me makinë.
Ditën e hënë ajo ka qetësuar ndjekësit e saj me një postim në rrjetet sociale duke e shoqëruar dhe me foto.
View this post on Instagram
" Ka qenë një javë traumatike, ndihem çuditshëm duke mos postuar çdo ditë dhe të ndajë jetën time me ju, siç bëj gjithmonë. Por më nevojitet pak kohë të qetësohem, po merrem me veten fizikisht dhe mendërisht"- ka shkruajtur ajo anash fotove të postuara.
