Wopke Hoekstra emërohet Komisioneri Europian i Klimës

Holandezi Wopke Hoekstra do të bëhet Komisioneri i ri Evropian i Klimës deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Z. Hoekstra tregoi motivim të fortë për këtë punë dhe një përkushtim të madh ndaj Bashkimit Evropian”, shkroi Von der Leyen në një deklaratë.

47-vjeçari ka qenë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër holandez që nga viti 2022 dhe më parë ka qenë ministër i Financave.

“Përvoja e tij qeveritare do të jetë një aset i rëndësishëm veçanërisht për diplomacinë e klimës së Evropës në prag të COP28 dhe për financimin e klimës, si dhe për zbatimin e instrumenteve legjislative të lidhura me klimën,” shkroi Von der Leyen.