Dea Mishel dhe Krist Dragot qartësojnë marrëdhënien e tyre pas festimeve private

Dea Mishel dhe Krist Dragot, janë dy prej finalistëve të spektalit televiziv "BBV2".

Çifti kohët e fundit janë përfolur se janë në një lidhje, sidomos pas festimeve private të datëlindjes së Krtistit pak ditë më parë.

Po ashtu, shkak për këto hamendësime është bërë afërsia mes tyre dhe fotografitë që ata postojnë së bashku në rrjetet sociale.

Por të hënën do të vinte dhe reagimi i Kristit, i cili është munduar të qartësojë ndjekësit e tij që mes tij dhe Deas nuk ka asgjë më tepër se sa miqësi, dhe se ai tashmë është në një lidhje me dikë tjetër, por prapë pa treguar se me kë.

Nga ana tjetër, edhe Dea ka ripostuar të njëjtën gjë duke theksuar se Kristi ka qenë gjithmonë pranë saj në çdo moment të saj të vështirë, dhe si pasojë është krijuar kjo miqësi.

Dea Mishel dhe Krist Dragot qartësojnë marrëdhënien e tyre