Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare, aktorja amerikane, Arkeen Sorkin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 12:58
Aktorja amerikane, Arkeen Sorkin, e njohur për rolet e saj të shumtë në filmat amerikanë, veçanërisht në “Days Of Our Lives”, dhe si aktorja origjinale e zërit të "Harley Quinn", ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë aktori Neil Kaplan, përmes një postimi në platformën "X".
“Ma theu zemrën kur dëgjova se zëri origjinal i "Harley Quinn", Arlene Sorkin ka vdekur”, është shprehur ai.
