Emily Ratajkowski zbulon tri sekretet e saj për linjat perfekte
Modelja amerikane, Emily Ratajkowski është mjaft e njohur për linjat e trupit të saj të holla.
Ajo ka treguar për ndjekësit e saj se nuk mban asnjë dietë, por ndjek vetëm këto tre hapa për të pasur një trup të bukur dhe të shëndetshëm.
1. Konsumimi i lëngut të shafranit dhe panxharit
Shafrani i Indisë, ashtu si lëngu i panxharit, përmbajnë nitrate që janë jo vetëm të dobishme për shëndetin e zemrës, por gjithashtu ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Jo vetëm që konsumimi i tyre është i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut, por mund të ndihmojë edhe në qëndrueshmëri.


2. Përgatit ushqime të shëndetshme
Emily-t i pëlqen të përgatisë ushqime të shëndetshme, ndërsa në një intervistë është shprehur: "Unë gatuaj shumë, kështu që me të vërtetë ndihmon. E dini se sa kripë dhe sheqer po i fusni trupit tuaj?!"

3. Në palestër ushtrohet në grup
Modeles i pëlqejnë aktivitetet në natyrë, si ecja dhe alpinizmi, ndërsa kur shkon në palestër, preferon ushtrimet në grup pasi për të janë më efektive.

