Vajza e vogël po binte nga kati i pestë i pallatit, 37-vjeçari bën mrekullinë, e kap në tokë pa lëndime
Protagonisti i gjestit është punonjësi i bankës, 37-vjeçari nga Torino, Mattia Aguzzi, i cili mëngjesin e sotëm kapi një vajzë të vogël – e cila pas pak ditësh do të mbushë katër vjeç – e cila ra nga kati i pestë i një pallati në Via Nizza 389, në Lingotto, Torino.
Rreth orës 10:50 vajza ngjitet mbi parmakët e ballkonit. Skena shihet nga një djalë i cili po shikonte nga pallati përballë.
I riu fillon të bërtasë i dëshpëruar për ndihmë te kalimtarët dhe mes tyre është edhe Mattia që jeton në këtë zonë dhe që po blinte bukën me partneren e tij.
Të qarat tërheqin vëmendjen e çiftit të cilët ngritën kokën dhe shohin skenën.
“Vajza e vogël vazhdoi të përkulej gjithnjë e më shumë. Fillova t’i bërtas që të qëndronte pa lëvizur dhe të kthehej, por ajo nuk dëgjonta”, tha ai.
Vogëlushja bie dhe në këtë moment ndërhyn Mattia.
”Kur e pashë të binte, u futa në rrugë, mbylla sytë dhe shpresoja se gjithçka po shkonte për mirë, e bllokova duke e zbutur goditjen dhe të dy ramë në tokë”, shpjegon 37-vjeçari.
”Ajo është gjallë, është gjallë”, përsërisin Mattia dhe e fejuara e tij dhe ndërsa gruaja thërret për ndihmë, nëna dhe babai i fëmijës dalin në rrugë.
Fëmija u dërgua në spitalin e fëmijëve ”Regina Margherita”, ku është shtruar në repartin e kirurgjisë pediatrike.
“Një akt guximi dhe altruizmi”, kështu e përkufizoi kryebashkiaku i kryeqytetit piemontez, Stefano Lo Russo, gjestin e Mattias.
Lo Russo i telefonoi 37-vjeçarit për ta uruar.
“Do t’i propozoj bashkisë bashkiake që t’i jepet Merita Qytetare, në shenjë falënderimi nga ana e qytetit”, tha ai.
