U filmua duke goditur me shpulla një kalë, ish-mësuesja shpallet e pafajshme
Ish-mësuesja Sarah Molds është shpallur e pafajshme për akuzat “mizori ndaj kafshëve”. Mësuesja britanike doli para gjykatës së kurorës në Lincolin pasi ndaj saj u ngrit një padi për keqtrajtim të kafshëve të pambrojtura.
Ajo u filmua teksa qëllonte me shpulla e godiste me shkelma një kalë.
39-vjeçarja e cila humbi dhe punën e saj pas publikimit të videos, tha para gjykatës se veprimet e saj nuk ishin pa shkak dhe ishin propocionale me rrethanat.
Ajo tha se çdo histori ka dy anë, sipas saj kalin atë ditë po e ngiste një djalë i vogël, kur papritur ai filloi të hidhej i pakontrolluar.
Mësuesja pretendoi se i kishte thënë fëmijës ta lëshonte, për të shmangur ndonjë incident të rëndë.
Sipas saj kali i quajtur Bruce i Plotfuqishmi, pasi u largua nga fëmija i vogël, vrapoi e më pas ndaloi në një kullotë.
Ajo tha se qëllimi i saj ishte ta ndëshkonte kalin, pasi veprimi që ai bëri ishte i rrezikshëm e duhet të mësohej të mos e përsëriste.
“Arsyeja pse kali ndëshkohet në atë formë, është sepse atë nuk mund ta bindësh me fjalë”, - tha ajo. Pas një ekzaminimi të bërë nga një veteriner kali nuk kishte shenja të dëmtimeve të jashme.
