Autoritetet konfirmojnë vdekjen e shefit të ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin

Autoritetet ruse kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar ”Wagner”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS duke cituar Komitetin Hetues Rus (SKR).

Prigozhin është supozuar i vdekur që kur një aeroplan u rrëzua në rrethana të paqarta jashtë Moskës të mërkurën.

Prigozhin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të grupit ”Wagner” u renditën në mesin e 10 personave në bordin e avionit, të cilët humbën jetën.

TASS raportoi të dielën se, pas identifikimit të të 10 viktimave të një aksidenti avioni, hetuesit rusë kanë konfirmuar se Prigozhin ishte një prej tyre.