Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet në Australi, plagosen 23 marinsa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 09:48
23 pjesëtarë të marinës amerikane janë plagosur pasi një avion Osprey u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake në Australi, tha të dielën Komisioneri i Policisë së Territorit Verior të Australisë, Michael Murphy.
Pesë marinsa janë transferuar në spital, teksa njëri prej të cilëve është në sallën e operacionit, ndërsa të tjerët po trajtohen në vendngjarje, tha kryeministrja e Territorit të Veriut Natasha Fyles gjatë një konference për shtyp të dielën.
“Ne po punojmë jashtëzakonisht shumë dhe aq shpejt sa mundemi për t’u siguruar që mund t’i çojmë njerëzit në trajtim,” tha Fyles, duke konfirmuar gjithashtu se zyrtarët federalë australianë kishin folur me homologët amerikanë.
