Studimi: Pipëzat prej kartoni, të rrezikshme për shëndetin
Një studim i bërë kohët e fundit thotë se pipëzat prej kartoni nuk janë më të mira për mjedisin se sa ato plastike e madje mund të shkaktojnë edhe dëme shëndetësore
Studimi i publikuar në “Food Additives and Contaminants”, thotë se ato përmbajnë kimikate që duan mijëra vite të shpërbëhen dhe lidhen me sëmundjen e kancerit, tiroideve dhe mëlçisë.
Studiusit morën në shqyrtim 39 firma të ndryshme pipëzash dhe zbuluan se 90% e atyre që janë të përbëra nga kartoni përmbanin substanca të njohura si poli dhe perfluroalkil (PFAS). Këto kimikate gjendeshin në pjesën më të madhe të firmave të testuara dhe më së shumti tek ato prej kartoni e bambuje.
Të vetmet pipëza që nuk përmbanin PFAS ishin ato prej çeliku.
PFAS janë të rrezikshme për njerëzit, botën e egër dhe mjedisin. Ato shpërbëhen ngadalë në një proces që zgjat për mijëra vjet dhe problemet që shkaktojnë në shëndet është reagim i reduktuar ndaj vaksinave, më pak peshë te foshnjat e sapolindura, probleme në tiroide, rritje të nivelit të kolesterolit, dëmtim të mëlçisë, kancer në veshka e testikuj.
