"E pabesueshme!", Rita Ora në skenë me flamurin e Serbisë, e vë mbi supe dhe nuk e lëshon nga dora (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 10:38

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora në një nga performancat e saj në Hungari, mban flamurin e shtetit serb.
Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se ajo mban ne duar valëvit dhe madje e vendos në trup flamurin e Serbisë.
Ende nuk dihet se a e ka bërë këtë me vetëdije të plotë apo ka rënë pre e ndonjë gracke.
Aty shihen shumë fansa të saj deri sa ajo po performante para tyre.