Rusia zmbraps shtatë sulme nga Ukraina, 80 ushtarë të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 08:23
Forcat e armatosura ruse zmbrapsën shtatë sulme të Ukrainës në zonën Krasny Liman të Donbass. Mbi 80 luftëtarë ukrainas u vranë. Kjo është raportuar nga Tass, duke cituar burime ushtarake ruse.
Ndërkohë një alarm ka rënë në Ukrainë për një sulm ajror me raketa lundrimi. Kjo është bërë e ditur nga forcat ajrore të Kievit, duke saktësuar se raketat ruse po hyjnë në hapësirën ajrore të Ukrainës nga veriu, në rajonin Sumy.
