Me 13 emigrantë në kamion, "arrest shtëpie" për shqiptarin dhe dy shtetas grekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2023, 17:11
Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për biznesmenin shqiptare, Astrit Tota dhe dy shtetas, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamionë 13 emigrantë. Sakaq u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.
Dje, shqiptari Tota dëshmoi për një media greke, se i kishte parë emigrantët në tentativë për të ndezur zjarr në pyjet e Evros.
Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.
Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.