Zbërthehet “Kromozomi Y”/ Informacionet mund të zbulojnë probleme të shumta shëndetësore

Një grup prej 100 shkencëtarësh kanë arritur për herë të parë në histori që të marrin të dhëna të plota për kromozomin Y. Këto të dhëna të rëndësishme, mund të çojnë në zbulimin e një sërë problematikash shëndetësore tek meshkujt. Deri më tani shkenca nuk kishte as gjysmën e informacionit për kromozomin Y.

Për herë të parë në histori shkencëtarët kanë arritur që të marrin të dhëna të plota për kromozomin Y, duke zbuluar informacione që mund të kenë çojnë tek zbulimi i infertilitetit mashkullor por edhe probleme të tjera shëndetësore!

Një përpjekje e nisur 20 vjet më parë nga 100 shkencëtarë, tanimë duket se është përmbushur me sukses, dhe të gjitha pikëpyetjet e tyre rreth kromozomit misterioz Y kanë marrë pëergjigje.

“Vetëm disa vite më parë, gjysma e informacionit për  kromozomin Y te njeriut mungonte”-tha Monika Cechova, bashkëautore në punim dhe studiuese postdoktorale në inxhinierinë biomolekulare në Universitetin e Kalifornisë.

Informacioni më i detajuar i ofruar nga sekuenca e re e referencës Y do ta bëjë më të lehtë studimin e kushteve dhe çrregullimeve të lidhura me kromozomin, siç është mungesa e prodhimit të spermës që çon në infertilitet.

Njerëzit zakonisht kanë një palë kromozome seksuale në secilën qelizë. Në lindje meshkujt kanë kromopzomin X dhe Y, ndërsa femrat në lindje kanë dy kromozome X.

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se kromozomi Y është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin dhe jetëgjatësinë, tha Kenneth Walsh, një profesor i biokimisë dhe gjenetikës molekulare në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias.

Shumë njerëz fillojnë të humbasin kromozomin e tyre Y në disa nga qelizat e tyre ndërsa plaken , veçanërisht ato qeliza që i nënshtrohen qarkullimit të shpejtë, siç janë qelizat e gjakut.

Shkencëtarët kurrë nuk e kanë kuptuar plotësisht pse ndodh kjo dhe efektin që mund të ketë në shëndetin e një personi, por falë rezultateve të reja, mund të arrihet tek një shpegim për këto fenomene.

"Këto rezultate ka të ngjarë të përfaqësojnë majën e ajsbergut për sa i përket të kuptuarit të rolit të kromozomit Y në sëmundjet e lidhura me moshën," tha një shkencëtar tjetër.

Studiuesit ishin në gjendje të arrinin një lexim të plotë të kromozomit Y, falë teknologjisë së re të renditjes "të lexuar gjatë" dhe metodave llogaritëse që mund të trajtonin sekuenca të përsëritura dhe të transformonin të dhënat e papërpunuara në një burim të përdorshëm.