Xhelozia që vë në dyshim një martesë, Cash Worren tregon luftën me dyshimet e tij ndaj Jessica Alba-s

Një marrëdhënie merr fund nëse besimi ndaj poartnerit apo e kundërta, vihet në dyshim.

Pak a shumë kjo është historia e rrëfyer nga regjisori Cash Warren, i cili në një intervistë për “People” nuk e ka fshehur xhelozinë ndaj bashkëshortes së tij Jessica Alba, një xhelozi që siç tha ai, për pak sa nuk i vuri kapakun një lidhjeje të nisur 20 vite më parë.

Çifti në fjalë janë martuar në vitin 2008, pasi u takuan në vitin 2004 në filmin "The Fantastic Four", ku Jessica luante rolin e Sue Storm dhe Cash ishte asistenti i regjisorit, sot ata janë prindër të tre fëmijëve.

Edhe pse jeta e tyre duket sikur ka qenë gjithmonë perfekte, regjisori ka treguar, se si çdo marrëdhënie, edhe kjo e tyrja ka pasur ulje-ngritjet e veta.

Ai ka rrëfyer për revistën amerikane “People” se ai dhe Jessica janë ndarë një herë për shkak të xhelozisë.

“Kur nisëm të dilnim në fillim, unë isha shumë xheloz për vëmendjen që ajo merrte nga djemtë e tjerë. Kjo s’më bënte të ndihesha mirë.

Xhelozia që vë në dyshim një martesë, Cash Worren

Unë kam pasur gjithmonë vetëbesim në jetën time, ecja në rrugën time dhe isha i lumtur, por më pas ndihesha shumë xheloz, gjithë kohës”, tha ai duke theksuar se kjo ishte arsyeja pse i dhanë fund marrëdhënies në atë kohë.

Gjatë intervistës, Cash i premtoi Jessica-s se do të gjente mënyra më të mira për të përballuar xhelozinë dhe se sot, është fansi më i madh i aktores.

“Nuk jam i interesuar për vëmendjen. S’jam yll, i famshëm, apo aktor. Kurrë s’jam përpjekur të jem aktor. E përgëzoj Jessica-n dhe me kalimin e viteve, ndihem më rehat me këtë”, përmbylli Cash rrëfimin.